Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Haxhiut, hap rrugë vazhdimit të procedurës për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur më 30 mars 2026 lidhur me rastin KO68/26, të parashtruar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, së bashku me nëntë deputetë të tjerë, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Me vendim unanim, Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruesve dhe ka refuzuar edhe kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme, e cila synonte pezullimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Në vendimin e saj, Gjykata ka theksuar se “TË HEDHË POSHTË kërkesën e parashtruesve” dhe “TË REFUZOJË kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme”.

Gjykata ka urdhëruar gjithashtu që vendimi t’u kumtohet palëve dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, ndërsa ka konstatuar se ai hyn në fuqi menjëherë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese ishte dorëzuar një ditë pas ndërprerjes së seancës për zgjedhjen e presidentit të ri, e cila u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në sallë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë, numër i pamjaftueshëm për vazhdimin e votimit.

Pas ndërprerjes së seancës, Haxhiu kishte bërë të ditur se përmes kërkesës në Kushtetuese ishte kërkuar edhe pezullimi i afatit kushtetues që lidhet me zgjedhjen e presidentit, deri në nxjerrjen e një aktgjykimi përfundimtar.

Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese i hap rrugë vazhdimit të procedurave për zgjedhjen e Presidentit, pa asnjë ndryshim në afatet kushtetuese të parapara.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika