Kuskus me qiqrra, ideale për darkën tuaj

Një pjatë e shijshme, e përzemërt dhe me plotë vitamina , kuskus maroken që është i mbushur me perime të pjekura, qiqra dhe bajame

Sallatat janë të shijshme, të shëndetshme dhe nuk llogariten edhe aq si pjata kryesore e ngopjes.

Por sallata e njohur me emrin kuskus maroken, i ka të gjitha vlerat ushqyese, sa nuk mund të konsumosh diçka tutje, pasi që të ngop mjaftueshëm.

Le të fillojmë procedurën se si t’a bëjmë pjatën kryesore të rëndësishme me produkte që në vete kanë vlera ushqyese.

Pra, çfarë ka në këtë kuskus?

  • perime të freskëta: speca, karrota, qepë,  
  • cilantro dhe nenexhik i freskët
  • limon
  • erëza – shafran i Indisë, qimnon, kanellë dhe koriandër
  • vaj ulliri
  • supë pule me natrium të ulët
  • qiqrat
  • bajame
  • rrush të thatë
  • kuskusi

    Përbërësit kryesor të kuskusit me qiqra

Përbërësit kryesor për kuskus:

  • 1 e ½ gotë kuskus i imët
  • 1 e ½ gotë ujë
  • 150 gr qiqra të konservuara
  • 2 kastraveca të prera në formë kubëza
  • ½ spec i gjelbër i prerë në formë kubëza
  • 3 rrepa të prera hollë
  • 2 lugë gjelle bajame
  • 2 lugë gjelle ullinj
  • 2 qepë të reja e të grira imët

Përbërësit kryesor

  • ¼ gotë vaj ullini
  • ¼ gotë lang limoni
  • 1 thelb hudhër (e grirë)
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • ½ lugë çaji kripë
  • ¼ lugë çaji piper i zi
  • Puna si të vazhdojmë tutje:

Hapi 1

hap pas hapi

Vendos ujin në tenxhere dhe vloje mirë.

Pastaj shto pak kripë dhe kuskusin.

Përzije masën mirë dhe vendose kapakun e tenxherës sipër.

Largo tenxheren prej zjarrit dhe leje me pushu kuskusin rreth pesë minuta; deri sa të i shteret uji. Me lugë druri ose pirun përzieje ngapak kuskusin dhe leje me u ftoftë për 10 minuta.

Hapi 2

Perimet i prejmë në copëza të imëta.

Perimet e prera dhe të lëna hazër

Shto në një enë lëngun e limonit, mjaltën, hudhrën dhe përziejë mirë.
Servoje sallatën si pjatë.

Shtoji masës kripë dhe biber sipas dëshirës. Perimet bashkë me kuskusin vendosi në një enë të thellë. Shto përbërësit kryesor dhe përzije sallatën mirë.

Mos harro me ia shtu edhe djathin e imtësuar.

Dhe ja si duket pjata përfundimtare.

Përfundimi

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika