Disa vende të Gjirit kanë raportuar sulme me raketa dhe dronë në hapësirën e tyre ajrore gjatë ditës së sotme.
Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit kanjoftuar se janë detektuar 14 raketa balistike dhe 12 dronë në hapësirën ajrore të vendit.
Sipas saj, disa prej tyre goditën një kamp ushtarak, duke lënë të plagosur 10 pjesëtarë të forcave të armatosura.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Katarit bëri të ditur se ka zbuluar disa dronë të nisur nga Irani, të cilët janë interceptuar me sukses, raporto BBC.
Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan për sulme, duke thënë se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë qenë aktive pas lëshimit të 16 raketave balistike dhe 42 dronëve drejt territorit të tyre, të cilat i atribuuan Iranit.