Kuvendi dështon t’i miratojë masat emergjente për energjinë elektrike

Nuk ka pasur kuorum në Kuvendin e Kosovës për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, në mungesë të kuorumit ka dështuar t’i miratojë masat emergjente për furnizimin e energjisë.

Vetëm 52 deputetë kanë votuar pro këtij vendimi, ndërsa, deputetët nga opozita nuk kanë votuar fare, duke u përmbajtur nga votimi.

Pas numërimit të votave, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ky vendim i përket një seance tjetër të ardhshme.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas mbledhjes së Qeverisë më 11 janar të këtij vitit, kishte thënë se pritet të përkeqësohet situata me furnizim me energji elektrike duke marrë parasysh uljen e temperaturave në të gjithë Evropën.

Megjithatë, Rizvanolli kishte thënë se “kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime”.

“Vendosëm masat emergjente për furnizim me energji, duke qenë se situata me furnizim me energji pritet që të përkeqësohet gjatë javëve në vijim, duke marrë parasysh uljen e temperaturave në të gjithë Evropën. Po hyjmë në javë dhe muaj kritikë të dimrit. Kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime… Nuk jam duke e thënë këtë”, kishte thënë Rizvanolli.

Kjo pasi çmimet e energjisë elektrike në tregjet evropiane sipas saj pritet të rriten dhe se konsumi pritet të rritet gjithashtu.

Për herë të dytë brenda vitit 2022, në Kosovë u rikthye emergjenca energjetike. Pasi Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të hyjnë përsëri në fuqi masat emergjente për të menaxhuar sado pak krizën e furnizimit me rrymë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika