Kuvendi mban dy seanca javën e ardhshme, dy marrëveshje ndërkombëtare në rend dite

Dy marrëveshje ndërkombëtare do të jenë në rend dite të seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të caktuara për javën e ardhshme

Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të mërkurën, më 19 prill 2023, për të vijuar punën me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara. Ndërkaq, një ditë më vonë, më 20 prill, do të mbahet seanca e re.

njoftimin e tyre, thuhet se fillimisht Kuvendi do të trajtojë dy pikat e zakonshme të rendit të ditës, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, për të vazhduar tutje me pikat e parapara.

“Kështu, në lexim të dytë pritet të votohen dy projektligje: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive, si dhe Projektligji për Prokurorin e Shtetit. Po ashtu do të votohen edhe rekomandimet lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”, si dhe ato lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”, thuhet në njoftim.

Sipas Kuvendit, pikë e radhës e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator sistemi, transmisioni dhe tregu sh. A.) dhe  Frankfurt am Main (KFW), për të vijuar me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”.

Në në lexim të dytë, parashihet të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, për të përfunduar me shqyrtimin e Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika