Kuvendi mban seancë plenare, në rend dite miratimi i deklaratës në mbështetje të Rezolutës së PE-së për Kosovën

Kuvendi do të mbajë seancë plenare duke filluar nga ora 10:00 ku në mesin e shumë pikave në rend dite do të jetë Miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian për Kosovën

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës të enjten duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë seancë plenare.

Në këtë seancë në rend dite do të jenë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Në mesin e shumë pikave, si pikë e rendit të ditës do të jetë Miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës (2023/2880(RSP) pikë kjo nga seanca e veçantë e paraparë të mbahet më 27 tetor dhe e shtyrë më 2 nëntor.

Pikat tjera në rend dite:

I. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor dhe 2 nëntor 2023:

  • Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 3 nëntor 2023:

  • Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,
  • Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike,
  •  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,
  •  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,
  •  Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,
  •  Zgjedhja e 2 anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  •  Zgjedhja e 1 anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
  •  Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,
  • Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika