Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme sot pas vrasjes së gruas në Pejë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 16:00, një seancë të jashtëzakonshme pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

Vrasja e saj ka nxitur reagime nga përfaqësues të institucioneve, të cilët kanë kërkuar zbardhjen e plotë të rastit dhe hetimin e përgjegjësisë së mundshme institucionale për trajtimin e kërkesave të viktimës.

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka kërkuar hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm, duke theksuar se duhet të shqyrtohen jo vetëm rrethanat e vrasjes, por edhe mënyra se si institucionet i kanë trajtuar kërkesat e viktimës dhe nëse kanë ndërmarrë masat e nevojshme për ta mbrojtur.

Ndërkohë, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport të detajuar për rastet e raportuara nga tashmë e ndjera, si dhe verifikimin e veprimeve të Policisë, për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje, neglizhencë apo lëshime institucionale.

Kryeprokurori i Shtetit paralajmëron masa nëse konstatohen shkelje në rastin e gruas së vrarë në Pejë

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika