Kuvendi ua kufizon hapësirën e punës gazetarëve, Cakolli: Përplasu deputetët e kabineti qeveritar mes veti, e kufizo mediat për “shkaqe sigurie” – nuk shkon

"Nuk ka asnjë arsye "sigurie" që mediave t'u kufizohet fizikisht puna gjatë raportimeve nga hapësirat e Kuvendit"

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës

Gjatë ditës së enjte Kuvendi i Kosovës ua ka kufizuar hapsirën punës gazetarëve të cilët raportojnë nga punimet e Kuvendit.

Për këtë ka reaguar, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili ka thënë se nuk ka asnjë aryse të “sigurisë” që mediave t’u kufizohet  puna.

“Nuk ka asnjë arsye “sigurie” që mediave t’u kufizohet fizikisht puna gjatë raportimeve nga hapësirat e Kuvendit. Kufizimi i pamjeve të plota në raport me të gjithë deputetët është kufizim i mundësisë së informimit të publikut mbi zhvillimet në Kuvend, përtej atyre që na i ofron regjia e Kuvendit. Përplasu deputetët e kabineti qeveritar mes veti, e kufizo mediat për “shkaqe sigurie” – nuk shkon!”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Në ndërkohë, pas këtij vendimi për të ua kufizua punën gazetarëve, gazetarët kanë bojkotuar raportimin nga punimet e Kuvendit, çka rrezikon të krijojë boshllëk informacioni dhe të kufizojë aksesin e publikut në zhvillimet e rëndësishme politike dhe vendimmarrjen në vend.

Për këtë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke kundërshtuar vendimin e Kuvendit  që kufizon hapësirën e punës për mediat në këtë institucion.

Siç thuhet në reagimin e AGK-së, gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, të cilët raportojnë nga Kuvendi, kanë njoftuar për një situatë të re të vështirësimeve në kryerjen e detyrave të tyre, pasi u është vendosur një shirit që u pamundëson të marrin pamjen e plotë të Kuvendit dhe deputetëve në punë.

“AGK-ja e kundërshton fuqishëm këtë vendim, që ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi. Ky vendim gjithashtu nuk i kontribuon transparencës për punën e të zgjedhurve të popullit. AGK-ja fton Kryesinë e Kuvendit që të marrë masa për të lehtësuar punën e gazetarëve, pasi që raportimi i tyre nga Kuvendi është në interes të publikut”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK kundërshton kufizimin e hapësirës së punës për mediat në Kuvend

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika