Ky është ushqimi që iu shërbye sot ushtarëve të FSK-së

Tema e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë ka ngjallur reagime të mëdha në opinion. Të martën, Ministria e Mbrojtjes ka dal me një reagim ku ka sqaruar ushqimi për ushtarët mbetet i njëjti siç ishte i kaluari, veçse kuzhinierët janë huazuar nga Qendra e Studentëve dhe Shërbimi Korrektues.

Më poshtë gjeni edhe fotografitë ku shihet ushqimi që i është servuar ushtarëve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë gjatë ditës së mërkurë [sot]. Aty vërehet se sot iu është shtuar supa dhe sallata por që mungon pema, ëmbëlsira dhe një pije që zakonisht iu shërbehen.

Më poshtë gjeni edhe fotografinë ku shihet ushqimi që i është servuar ushtarëve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Aty vërehet se sot iu është shtuar supa dhe sallata por mungon pema, ëmbëlsira.


Ndryshe, që nga data 1 tetor punëtorët e Qendrës së Studentëve dhe atyre të Shërbimit Korrektues të Kosovës po punojnë  edhe në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku përgatiten ushqimin për ushtarët.

Tetë kuzhinierë nga SHKK e po aq edhe nga Qendra e Studentëve, për afro 2 javë ata do t’iu shërbejnë ushtarëve të Kosovës.

“SHKK është duke mbështetur FSK-në, por kjo mbështetje do të jetë vetëm për një periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional,” thuhet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës .

Meqenëse aktualisht tenderi për furnizim me ushqim nuk është nënshkruar nga Ministria e Mbrojtjes, kazermat me ushqim u furnizuan nga Agjencioni Qendror i Prokurimit përmes kompanisë Hajdini Comerc, që aktualisht furnizon me ushqim disa institucione tjera.

Por, kjo kompani është fituese edhe në tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes, megjithëkëtë i njëjti nuk është nënshkruar dhe siç ka konfirmuar ministri Maqedonci, është në auditim të brendshëm.

Pronarët e saj po presin vendimin e Ministrisë për procedim tutje.

 

Ushqimi i ushtrisë, Ministria e Mbrojtjes synon të rekrutojë kuzhinierë të vet

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika