Lajçak bisedon me kryeministrin kroat për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar në Davos të Zvicrës, kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, të cilin e ka informuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Ilustrim

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës, ka ngritur çështjen për avancim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai është takuar me kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, të cilin ka thënë se e ka informuar mbi situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, Lajçak ka shkruar se Kroacia si anëtare e BE-së luan një rol të rëndësishëm në procesin e dialogut.

“Bisedë shumë e dobishme në margjinat e Forumit Ekonomik me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si një fqinj i drejtpërdrejtë dhe anëtar i BE-së, Kroacia ka një rol të rëndësishëm për të luajtur”, ka shkruar Lajçak.

Se një takim i tillë është realizuar për të biseduar lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e ka potencuar përmes një postimi edhe vetë kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

“Takimi me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar ai në Twitter.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika