Lajçak diskuton me Petkoviçin për dialogun

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron për një vizitë zyrtare në Beograd, ku është takuar pas presidentit Vuçiq edhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron për një vizitë zyrtare në Beograd, ku është takuar edhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

Kështu ka bërë të ditur Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “X”.

“Pati një diskutim të thellë me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç, rreth një sërë dosjesh konkrete të dialogut. Ne folëm edhe për perspektivat e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.

 

Lexo edhe këtë: Vuçiqi takon Lajçakun në Beograd, kërkon anulimin e vendimit të BQK-së për dinarin

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika