Lajçaku: Ka hapa konkretë në dialog, por jo përparim në implementim

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se javën e shkuar në takimin e kryenegociatorëve të të dyja vendeve ka pasur pajtim për hapa konkretë në disa çështje praktike, por se jo edhe në atë të implementimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se javën e shkuar në takimin e kryenegociatorëve të të dyja vendeve ka pasur pajtim për hapa konkretë në disa çështje praktike, por se jo edhe në atë të implementimit të Marrëveshjes në Rrugën drejt normalizimit.

Lajçaku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar që ka nisur një vizitë në Londër, por që ai gjithashtu përmendi që gjatë javës që shkoi ka organizuar takim në nivel kryenegociatorësh.

“Pas më shumë se shtatë orësh diskutimesh intensive, u pajtuam në hapat konkretë në disa çështje praktike. Fatkeqësisht, s’ia kemi dalë të bëjmë përparim në kornizën e gjerë – implementimin e Marrëveshjes në Rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajçakut parashihej t’i skadonte mandati në muajin shtator, por tani i është zgjatur deri në janar. Lajçaku është emëruar lehtësues i dialogut, në prill të 2020-s me një mandat njëvjeçar. Në prillin e vitit tjetër atij iu zgjat mandati për 18 muaj. E më 2022-tën vendet e BE-së u pajtuan që t’ia zgjasin mandatin deri në 2024-tën.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika