Lajçak mbërrin në objektin e Qeverisë së Kosovës

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjendet në Kosovë ku pritet të takohet me kreun e qeverisë, Albin Kurti

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në ambientet e Qeverisë së Kosovës. 06.12.2022





Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në ambientet e Qeverisë së Kosovës, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Një ditë më parë, Lajçak ishte për vizitë në Serbi, ku u takua me presidentin e këtij shteti, Aleksandër Vuçiq.

I dërguari i BE-së, ditë më parë, kishte bërë të ditur se takimet do të zhvillohen për t’u siguruar se marrëveshja e targave do të respektohet nga të dyja palët.

Po ashtu, temë diskutimi është edhe normalizimi i plotë i marrdhënieve në mes të dy shteteve.

Vuçiq, pas takimit me Lajçak, ka deklaruar se nga ai ka kërkuar të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika