Lajçak pajtohet se BE-ja duhet ta mbajë premtimin e dhënë për liberalizim të vizave për Kosovën

Emisari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pajtuar me kërkesën e ministrit gjerman për Evropën, Michael Roth, i cili ka thënë se BE-ja duhet të mbajë premtimin e dhënë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lajçak ka shpërndarë postimin e Rothit në llogarinë e tij në Twitter, teksa ka shkruar, shkurtimisht, se dakordohet me qëndrimin e ministrit Roth-it.

“Pajtohem plotësisht me vlerësimin tuaj”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe, të martën e 29 marsit, Roth pas takimit të tij me Lajçak, kishte renditur premtimet e BE-së ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat ende nuk janë realizuar.

Ndërsa, kërkesa e tij për Kosovën ishte liberalizimi i vizave, ai kishte kërkuar që shteteve fqinje të Kosovës, si Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, t’iu lejohet anëtarësimi në BE.

Me anë të një postimi në Twitter, ministri Roth ka shkruar se, shtetet e Ballkanit Perëndimor meritojnë më shumë se fjalët e thëna.

Ministrit gjerman për Evropën, Michael Roth

“I dashur Miroslav Lajçak, faleminderit për vizitën tuaj dhe punën tuaj të shkëlqyer. BE-ja duhet të mbajë premtimet e saj: fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Demokracia dhe sundimi i ligjit kanë rëndësi”, kishte shkruar Roth.

Ndryshe, Lajçak, të mërkurën e dy shkurtit, në një konferencë për media në Prishtinë, kishte thënë se, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është çështje e procesit të dialogut me Serbinë.

“Vërtetë besoj që Kosova meriton që t’i jepet regjimi pa viza, e ka merituar para shumë kohe, Komisioni Evropian e ka thënë qartë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, por, e dini se kjo nuk është çështje e dialogut”, ishte shprehur Lajçak.

Emisari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Sipas tij, kjo çështje i takon vendeve anëtare.

“Është çështje që kërkon marrëveshje koncensuale të 27 vendeve anëtare, dhe mund të ju them se sa herë që informoj shtetet anëtare e ngrisë këtë çështje, se sa e dhimbshme është kjo çështje në Kosovë, vërtet shpresoj se nuk do të marrë shumë kohë para se të shohim një liberalizim të vizave”, ka theksuar ai.

Ndryshe, Eurodeputetja në Parlamentin Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, në një konferencë për media në Veriun e Mitrovicës, më katër mars të vitit 2022, kishte potencuar se BE është katër vjet me vonesë për t’ia dhënë Kosovës liberalizimin e vizave.

Eurodeputetja në Parlamentin Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon

“Gjithmonë e kam dritën jeshile për këtë proces, por nuk është e gjitha në duart e Parlamentit Evropian. E kemi konfirmuar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat teknike, e di që jemi katër vjet me vonesë”, ishte shprehur ajo.

Cramon e cila ishte në një vizitë zyrtare në Kosovë, të enjten e tre marsit e shoqëruar me shefin e zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka takuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ç’rast kanë diskutuar për situatën në Ukrainë pas agresion ushtarak të Rusisë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika