Lajçak: Presim që zgjedhjet e reja lokale në veri të shpallen pa vonesa

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se pret zgjedhje të reja lokale në veri të Kosovës

Mirosllav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se pret zgjedhje të reja lokale në veri të Kosovës dhe atë në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Në një intervistë dhënë për mediat serbe, Lajçak beson se rithemelimi i vetëqeverisjeve lokale në veri të Kosovës është i domosdoshëm për deeskalim të situatës në terren, dhe për procesin më të gjerë të normalizimit.

Sipas Lajçak është gjithashtu e nevojshme për vazhdimin e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Presim që zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të shpallen pa vonesa të mëtejshme. Rithemelimi i pushteteve lokale është i nevojshëm për deeskalimin e situatës në terren dhe për procesin më të gjerë të normalizimit, si dhe është i nevojshëm për vazhdimin e krijimit të Asociacionit. Më vjen keq që regjistrimi i grupeve iniciative fillimisht u përball me pengesa të papritura administrative, por që atëherë kam marrë garanci nga Kosova se këto probleme do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të komunës të fillojë menjëherë”, citohet të ketë thënë Lajçak.

Lajçak, takimet me të dyja palët në dhjetor të këtij i viti i ka cilësuar si të suksesshme.

“Në mesin e dhjetorit kam zhvilluar bisedime shtesë me të dyja palët për një sërë çështjesh, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj, si dhe pyetje shtesë për sqarimin e draft-statutit evropian për krijimin e Asociacionit. Diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh specifike në dialog, duke përfshirë personat e zhdukur, energjinë dhe targat. Ka pasur disa përparime në këto çështje. Bisedimet po vazhdojnë dhe pres që në fillim të vitit 2024 të arrijmë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, me kusht që të dyja palët të tregojnë vullnetin e nevojshëm politik, guximin dhe lidershipin për ta bërë këtë”, thotë Lajçak.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika