Lajçakut i zgjatet zyrtarisht mandati për dialogun Kosovë – Serbi

Përfaqësuesi special I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Këshilli i BE-së zyrtarisht ka vendosur që t’ia zgjasë mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak deri në janar të vitit 2025.

“Miroslav Lajçakut, Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar, 2025”, thuhet në vendimin e Këshillit të BE-së.

Ky vendim, për të cilin më herët kishte paralajmëruar përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tashmë ka marrë pëlqimin e vendeve anëtare.

Pajtimi u arrit disa muaj pasi Borrelli e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, ku ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t’i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Me vazhdimin edhe për pesë muaj të Lajçakut në rolin e lehtësuesit të dialogut, BE-ja dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë vakum derisa pritet të emërohet pasardhësi i tij.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika