“Lamtumirë QKUK”

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisës, Nehat Baftiu ka dhënë dorëheqje nga puna në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Gjithashtu, tregon zhgënjimin për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë

“Sot dua të shpreh hapur zhgënjimin tim për gjendjen në të cilën jemi si shëndetësi, sepse … për çdo ditë kemi ikje të mjekëve nga Kosova, dhe nga sektori publik, ende nuk e kemi ligjin e pagave, kur nuk e kemi fondin për sigurime shëndetësore”, ka shkruar Nehat Baftiu, Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Baftiu përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit në QKUK, ku ishte si Anesteziolog dhe Reanimator në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv pranë ShSKUK-së.

Tutje, ai ka thënë se kjo duhet të jetë një “alarm për të gjitha institucionet qeveritare për gjendjen në të cilën e kanë sjellë shëndetësinë e Kosovës në përgjithësi dhe pozitën e mjekëve në veçanti”.

“Kur nuk e kemi sistemin informativ të shëndetësisë – SISh, kur pozita e mjekut dhe stafit të mesëm në përgjithësi e atyre të Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv në veçanti lë shumë për të dëshiruar, kur mungon një sistem i mirëfilltë i punës”.

Por, anesteziologu Baftiu ka treguar se si pacientët në mungesë të kushteve, “shëtisin poshtë e lart nëpër spitale të vendeve të tjera për të kërkuar ndihmë, nuk kam si të mos jem i mërzitur, zhgënjyer dhe i pezmatuar deri në palcë për këtë gjendje kaq të rëndë”.

Mirëpo, sipas tij, faji për këtë gjendje kaotike bie mbi partitë politike.

“Normalisht që për këtë gjendje faji bie mbi të gjitha partitë politike në vend, ato që ishin dje dhe këto që janë sot në pushtet. Sikur ata dje, edhe këta sot, ende flasin për shëndetësinë në nivel dëshirash. Të gjitha ato premtime për sektorin e shëndetësisë mbeten ende të pa realizuara, ndonëse pritjet kanë qenë dhe janë ende të mëdha. E dhimbshme është kjo gjendje në të cilën jemi katandisur”.

Baftiu ka përfunduar duke u lutur që shëndetësia e Kosovës të përmirësohet një ditë, por për këtë sipas tij duhet të “veproni sot” sepse “nesër bëhet vonë”.

Nehat Baftiu, ish-drejtori i Klinikës së Anesteziologjisës në Qendërn Klinike Universitare të Kosovës

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili gjatë raportimit në komisionin parlamentar për integrime evropiane, derisa ka folur për ikjen e mjekëve kosovarë, ka shtuar se mjekët ikin edhe nga Gjermania. Por OMK ka ngritur dilemën se a ka Qeveria e Kosovës aftësinë për t’i zëvendësuar mjekët që ikin nga vendi.

OMK: Gjermania po i zëvendëson mjekët, po Kosova?

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika