Lando Norris shpallet kampion i botës në Formula 1 për vitin 2025

Sezoni 2025 në Formula 1 u mbyll me drama deri në xhiron e fundit. Ndërsa Lando Norris siguroi titullin e parë kampion në karrierë, Max Verstappen arriti sot fitoren e tij të tetë të këtij sezoni.

Holandezi dominon garën dhe e kalon vijën e finishit i pari, por kjo nuk mjafton për t’ia rrëmbyer titullin britanikut të McLarenit.

Verstappen e përfundon kampionatin vetëm dy pikë larg titullit të pestë radhazi, duke e mbyllur vitin me më shumë fitore se çdo pilot tjetër.

Norris, nga ana tjetër, shkon drejt historisë me sezonin e tij më të mirë deri tani, duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm me trofeun më të madh të sportit.

Piloti britanik, 26 vjeç, arriti vendin e tretë në garën finale – një rezultat i mjaftueshëm për t’i lënë pas rivalët e tij të drejtpërdrejtë për titull, Max Verstappen dhe shokun e skuadrës, Oscar Piastri.

Ky sukses e bën Norris kampionin e 11-të britanik në historinë e F1, ndërsa për McLaren shënon titullin e parë botëror që nga triumfi i Lewis Hamilton në vitin 2008, pra pas 17 vitesh pritje.

Edhe pse Verstappen dominoi garën, duke fituar nga pole-position dhe duke e mbyllur sezonin vetëm dy pikë pas Norrisit pas një rikthimi të furishëm në fazën e fundit të kampionatit, kjo nuk qe e mjaftueshme për ta mbajtur kurorën që e kishte fituar katër vitet e fundit.

Oscar Piastri, një tjetër pretendent për titull, e përfundoi garën i dyti pasi e kaloi Norrisin në xhiron e parë, por edhe ky rezultat nuk mjaftoi që australiani të përfshihej në garën për pikët vendimtare.

Megjithatë, vendi i tretë ishte gjithçka që i duhej Norrisit për të vulosur kampionatin.

Pas kalimit të vijës së finishit, ai nuk i fshehu emocionet në radion e ekipit, duke u shprehur “Ju faleminderit, oh Zot! Ma keni bërë ëndrrën realitet. Ju dua shumë. Faleminderit për gjithçka. Ju dua mami, ju dua babi… Nuk po qaj!”

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika