Largimi i kryetarëve, të mërkurën nis nënshkrimi i peticionit në Mitrovicën e Veriut

Nga e mërkura, në Mitrovicë të Veriut do të nisë grumbullimi i nënshkrimeve për peticionin që synon të largoj nga pozita kryetarin Erden Atiq. Sikur në Mitrovicë të Veriut, procedura është inicuar edhe në Leposaviq, ku edhe u është caktuar një hapësirë, në të cilën deri vonë kishin qëndruar pjesëtarë të KFOR-it, që tashmë nuk janë aty

Qysh prej shpërthimit të protestave të dhunshme të komunitetit serb në kundërshtim të kryetarëve shqiptar në komunat veriore, objektet e këtyre komunave siguroheshin nga trupat paqeruajtëse në Kosovë, KFOR-i.

Por, që nga kjo e premte ata më nuk janë aty.

Madje edhe kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi i cili kishte qëndruar i ngujuar me muaj tashmë po del lirshëm.

E ndonëse më nuk po protestohet, në një formë tjetër po tentohet largimi i Hetemit nga pozita.

Sikur në Mitrovicë të Veriut, me kërkesë të grupit nismëtar, atyre u është caktuar një vend ku do të nisin të mbledhin nenshkrime per peticionin.

“Iniciativa ka ardh dhe bashkë kam bisedu me ta që dy jave ditë por dicka konkrete nuk ka. Para tre ditëve ja kam lëshuedhe njëvendm që e kanë kërku një vend ku do të mbahet peticioni, ia kemi caktu këtë sheshin këtu që edhe ne i kemi nën kontroll këtu, nuk është problem, le ti mbledhin duke i respektu ligjet e Kosovës, simbolet dhe gjitha tjerat”, tha Lulzim Hetemi, kryetari i Leposaviqit.

Lokacioni për të bërë nënshkrimet ishte caktuar të hënën edhe nga komuna e Mitrovicës së Veriut, por as një ditë më vonë, nuk ka pasur lëvizje nga organizatorët.

Megjithatë, derisa organizatorët kanë afat deri më 22 janar për të mbledhur të paktën 20 % të nënshkriemve të votuesve të kësaj komune, arritjen e këtij synimi do të tentojnë ta bëjën nga e mërkura e tutje.

Sanja Lazereviq Krtiniq, një nga anëtarët e grupit e grupit iniciues për Kossev ka thënë se nga kjo ditë, do të fillojnë me mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit.

Ndërkohë, përderisa në Zveçan nuk ka pasur asnjë hap konkret, siç është bërë deri tani në Leposaviq e Mitrovicë të Veriut, edhe në Zubin Potok ka një kërkesë për caktimin e një lokacioni për mbledhje të nënshkrimeve, por për të cilën ende nuk është vendosur nga Asambleja Komunale.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika