LDK dorëzon në Kuvend nismën për shkarkimin e Bordit të ZRrE-së

Lidhja Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar nismën për shkarkimin e bordit të Zyres së Rregullatorit të Energjisë

Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka njoftuar se ai të premten në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka dorëzuar nismën për shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Këtë njoftim, Gashi e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shtuar se vendimet e bordit të ZRRE-së kanë qenë jo transparente dhe diskriminuese ndaj konsumatorëve.

Po ashtu, sipas tij, papërgjegjësia e bordit të ZRrE-së ka dëmtuar rëndë mirëqenien e qytetarëve.

“Vendimet e bordit të ZRRE-së kanë qenë jo transparente, diskriminuese ndaj konsumatorëve si dhe kundër interesit publik. Paaftësia në menaxhimin e krizës së energjisë dhe papërgjegjësia e bordit të ZRRE-së ka dëmtuar rënd mirëqenien e qytetarëve duke e thelluar krizën e papërballueshmerisë, andaj shkarkimi i këtij bordi është më e pakta”, ka deklaruar Gashi, trasnmeton Portali D.

Përveç, LDK-së, shkarkimin e bordit të ZRrE-së e kanë kërkuar edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ndërkaq, Gjykata e Apelit kishte vendosur pas ankesës së ZRRE-së, duke thënë se ishte e pabazuar.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 9 prill kishte marrë vendimin për pezullimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, por pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës edhe në muajin prill janë faturuar me çmime të rritura.

Procesi në gjykatë për të pezulluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës ka nisur pas padisë së ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës, me arsyetimin se shtrenjtimi i rrymës “i dëmton qytetarët”.

ZRrE shtyn ekzekutimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika