LDK-ja nuk pranon ftesën e Kurtit: Për dialogun, të raportojë vetëm në kuvend

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se kryeministri Kurti duhet të raportojë vetëm në kuvendin e Kosovës, lidhur me çështjen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK)





Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të shkojë në takimin e thirrur nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili përfshinte të gjitha partitë opozitare.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka bërë të ditur zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, e cila ka theksuar se lidhur me temën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Kurti duhet të raportojë vetëm në kuvend.

“Aty, LDK do t’i ritheksojë dhe qëndrimet e saja. Ky ka qenë dhe dakordimi i liderëve nga takimi paraprak. Për LDK-në, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke”, ka deklaruar Halimi.

Ndër të tjera, Halimi ka thënë se në marrëveshjen e njohjes, rendi kushtetues, integriteti territorial e sovraniteti i vendit janë të panegociueshme.

Tashmë, nga partitë e tjera opozitare është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), e cila ka pranuar ftesën e tij.

Të mërkurën e 19 tetorit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim të gjithë krerët e partive opozitare në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se takimi pritet të mbahet të premten gjatë mesditës.





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika