LDK-ja thërret Kuvend të ri zgjedhor

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur Kuvendin e X-të Zgjedhor më 19 nëntor të këtij viti, ka njoftuar kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se më 19 nëntor do të thërrasë Kuvendin e dhjetë Zgjedhor të kësaj partie.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka theksuar se në po të njëjtën ditë e thërret edhe anëtarësinë në ngjarjen “e madhe të Konventës Programore ‘Rruga e Re’”.

“Në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas kompetencave të përcaktuara me nenin 17 të Statusit të LDK-së, thërras Kuvendin X Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me datë 19 nëntor 2023. Le të ketë festë! Le të ringritemi si një”, tha Abdixhiku.

Ndryshe, Lumir Abdixhiku ishte zgjedhur kryetar i LDK-së më 14 mars të vitit 2021, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të LDK-së.

Abdixhiku kishte mandat të shkurtër dyvjeçar, ndërsa tash do të synojë mandatin e plotë katërvjeçar si kryetar i partisë opozitare.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika