LDK nominon Lumir Abdixhikun për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar sot në një konferencë për media se Kryesia e partisë e ka nominuar atë si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Abdixhiku sqaroi se ka hequr dorë nga e drejta për të bërë renditjen e listave zgjedhore, duke theksuar se LDK do të garojë e vetme, por njëkohësisht mbetet e hapur për bashkëpunime.

Ai bëri të ditur se lista zgjedhore e LDK-së do të ketë hapësirë për parti të tjera dhe individë, përfshirë grupin e Fatmir Limajt.

“Ishte një mbledhje e gjatë me pesë pika të rendit të ditës. Te çështja e kandidatit për kryeministër, ndonëse e hapa diskutimin, ai nuk zgjati shumë. Kryesia e LDK-së më nominoi si propozim për Këshillin e Përgjithshëm që të jem kandidati për kryeministër. Unë hoqa dorë nga renditja e listave”, deklaroi Abdixhiku.

Ai shtoi se LDK synon të garojë e vetme, por brenda listës së saj do të ofrohet hapësirë për forca të tjera politike.

“LDK ka vendosur të hyjë në garë e vetme, por një pjesë të listës do ta hapë për partitë e tjera, përfshirë zotëri Limajn me deputetët e tij. Për këtë do të ketë diskutime në ditët në vijim. Ne mbetemi të hapur si për parti, ashtu edhe për individë,” tha Abdixhiku, duke theksuar se informacionet e tjera do të bëhen të ditura së shpejti.

Të fundit nga rubrika