LDK- Prokurorisë për rastin e Martin Berishajt: Hetojini edhe Kurtin, Osmanin e Gërvallën

Përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë kërkuar dorëheqjen e ambasadorit në Kroaci, Martin Berishaj, duke kërkuar që të hetohet edhe qarkullimi i parave të kompanisë së Berishajt. Po ashtu, ata me theks të veçantë janë shprehur se në hetim duhet të përfshihen edhe Kurti, Osmani dhe Gërvalla

Ilustrim

Përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës për përfshirje në korrupsion dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ambasadorit në Kroaci, Martin Berishaj.

LDK ka kërkuar që Berishaj të shkarkohet menjëherë nga detyra, ndërkohë i kanë bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të zhvillojë hetime të detajuara për qarkullimin e parave të kompanisë së Berishajt.

Kjo parti, përveç kërkesës për shkarkimin e menjëhershëm të ambasadorit Martin Berishaj, nga Prokuroria e shtetit ka kërkuar hetime të detajuara edhe për kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme të vendit, Donika Gërvalla-Shwartz.

“Kjo qeveri është zhytur në korrupsion që nga dita e parë e saj. Më e keqja, korrupsionit të tyre dhe të njerëzve të tyre më të rëndësishëm nuk po i duket fundi. Gati secili institucion që udhëhiqet nga njerëzit e tyre është zhytur e fundosur në korrupsion fund e krye. Edhe më keq, kjo udhëheqësi jo që nuk po i shkarkon të korruptuarit, por po i mbron me gjithë arsenalin e saj”, ka deklaruar Besjan Mustafa, në konferencën për media të mbajtur të shtunën e 14 janarit.

Të shkarkohet menjëherë ambasadori Martin Berishaj, Prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime të detajshme të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt, duke i përfshirë në hetim edhe kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe  ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Shwartz”, thuhet në kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës të prezantuara para mediave të shtunën.

Mustafa ka shtuar se korrupsioni përveç që ka ndikuar në humbjen e besimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës, ka shkatërruar edhe reputacionin e vetë shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.

“Berishaj nuk është një qytetar i thjeshtë dhe nuk është vetëm një ambasador. Ai është ndër themeluesit e partisë në pushtet dhe deri vonë ka qenë anëtar i kryesisë së kësaj partie, pra njeri i rrethit të ngushtë vendimmarrës të saj”, deklaroi Mustafa.

Në anën tjetër, edhe deputeti Driton Selmanaj ka thënë se ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, tash e sa muaj sipas mediave sllovene dhe kroate, gjendet në qendër të një skandali të madh financiar me përmasa ballkanike.

“LDK shpreh shqetësim për raportimin e këtyre mediave për afera milionëshe ku për protagonist kanë jo vetëm ambasadorin Martin Berishaj, por edhe patronin e tij kryeministrin Albin Kurti”, ka deklaruar Selmanaj.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika