Shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës po merr formë përfundimtare, teksa procesi i numërit të votave po vazhdon.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 50.83% të votave ose 57 ulëse, duke konfirmuar shumicën në Kuvendin me 120 ulëse, përfshirë edhe 20 ulëset e rezervuara për komunitetet.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që dje kishte arritur të rrëmbejë një ulëse nga LDK-ja, tashmë bie në 22 mandate, me 20.34% të votave (191,037 vota).
Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) rikthen ulësen e 15-të, duke shkuar në 15 mandate me 13.28% të votave (124,742 vota).
Kjo ulëse pritet t’i sigurojë sërish Fadil Hadërgjonajt vend në Kuvend, ndërsa në PDK, Bekim Haxhiu humb mandatin që e kishte fituar më herët.
Ndërsa, AAK-ja ka siguruar 6 ulëse në Kuvend.
Ndërkaq, afër 76 për qind të votave me postë janë numëruar, ku edhe këtu kryeson bindshëm VV-ja mbi 70 për qind.