Leci “lëshon bombën”: Ka mundësi Zhegrova mos të vijë fare në Kombëtare, nuk iu ka dalë në takim

Trajneri dhe analisti, Liridon Leci, ka thënë se ka mundësi që Edon Zhegrova nuk do të vijë te Kombëtarja e Kosovës

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini, fillimisht Leci ka pasur disa fjalë për menaxherin e Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.

“Bajrami duhet me ia dhënë dorën vetëm për aranzhime të hoteleve, kaq. Jo me dalë me marrë karton të kuq aty, me bo rolin e trajnerit,” tha ai.

Teksa, sipas informacioneve të Lecit, Edon Zhegrova ka refuzuar takimin me delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës në Francë.

”Qofsha i gabuar, unë e di që kur delegacioni i Kosovës ka qenë në Francë e ka ftuar Zhegrovën në takim, nuk iu ka dalë. Kam informacione që ka mundësi Zhegrova mos të vijë fare në Kombëtare,” tha ai.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika