Leci përplaset me Statovcin: Zbulon “shumën e vogël” që përfitoi Drita nga largimi i Salihut dhe Jasharit

Trajneri dhe analisti i rregullt i 'Dueli Sportiv', Liridon Leci, ka thënë se Drita ka përfituar vetëm 250 mijë euro nga shitja e Hajdin Salihut dhe Muharrem Jasharit

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini po diskutohet rreth skuadrës së Dritës.

Leci ka potencuar se klubit nga Gjilani është duke i munguar konkurrenca brenda grupit.

Teksa, shtoi se nga transferimi i Salihut dhe Jasharit te LNZ Cherkasy, Drita ka përfituar vetëm 250 mijë euro.

“Është paguar një shumë 250 mijë dikund te 300 mijë euro, vetëm për Hajdin Salihun. Por, në atë çmim është futur edhe Muharrem Jashari”, tha ai.

Me këtë deklaratë të tij, nuk u pajtua analisti tjetër i rregullt i ‘Dueli Sportiv’, Faruk Statovci, duke e kundërshtuar për shumën e lartëpërmendur.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika