Legjenda e futbollit brazilian Pele shtrohet në spital

Yllit të futbollit iu hoq një tumor nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021 dhe që atëherë është futur dhe dalë nga spitali për trajtim rregullisht

Legjenda e futbollit brazilian Pele është kthyer në spital, sipas vajzës së tij.

Por në një postim në Instagram, Kely Nascimento tha se nuk kishte “asnjë urgjencë” por se legjenda Pele po vazhdon të luftojë kancerin e zorrës së trashë.

“Shumë alarme në media sot në lidhje me shëndetin e babait tim. Ai është në spital duke rregulluar mjekimin”, ka deklaruar e bija e tij,Kely Nascimento.

Yllit të futbollit iu hoq një tumor nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021 dhe që atëherë është futur dhe dalë nga spitali për trajtim rregullisht, përcjell Sky News.

ESPN raporton se 82-vjeçari ka “ënjtje të përgjithshme” dhe mjekët ishin të shqetësuar se trajtimi me kimioterapi nuk kishte rezultatet e pritura.

Stafi mjekësor konfirmoi gjendjen e anasarkës (ënjtje të gjeneralizuar), një sindromë edemigemike (edemë të përgjithësuar) dhe madje identifikoi ” dështim të dekompensuar të zemrës “,transmeton ESPN Brazil.

Një problem tjetër i raportuar nga ekipi mjekësor është fakti se kimioterapia e kryer gjatë muajve të fundit nuk ka treguar asnjë përgjigje ndaj tumoreve të pranishme në organe të ndryshme të trupit të Mbretit të Futbollit.

Pelé, 82 vjeç, po i nënshtrohet një sërë testesh këtë të mërkurë për një vlerësim më të thellë të problemeve të zbuluara dhe për një vlerësim më të thelluar të çështjeve të tij shëndetësore.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika