Lekaj: Jam i pafajshëm, vendimi i Themelores është i padrejtë

Deputeti Pal Lekaj e ka quajtur si të padrejtë dhe të pabazuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila e dënoi atë me 3 vjet e 8 muaj burgim

Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka cilësuar të padrejtë vendimin e Gjykatës Themelore, e cila e dënoi me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Lekaj bëri të ditur se vendimin e Themelores do ta ankimojë në Apel dhe se pret të shpallet i pafajshëm.

“Në historinë e gjykimeve në Kosovë, ka pasur mijëra raste të gjykimeve të padrejta e të pabazuara, siç ishte edhe vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj meje. E njoftoj opinionin e gjerë publik se asnjëherë nuk i kam tejkaluar kompetencat e mia e nuk e kam keqpërdorur pozitën e ministrit, kjo as në rastin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’. Natyrisht, unë do ta ankimoj vendimin në Apel dhe jam i bindur se vendimi i sotëm do të shpallet NUL”, tha ai.

Tutje, Lekaj tha se “kundërshtarëve të mi politikë u them të mos gëzohen para kohe, sepse e drejta që do të dalë në shesh shumë shpejt do t’i zhgënjejë”.

Ai përfundoi duke thënë se është i bindur në pafajësinë e tij dhe në drejtësi.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika