“Letra e krerëve të shtetit dërguar KiE-së”, Haradinaj: S’është formalitet, përfshin obligime konkrete

Kreu i AAK-së, Haradinaj ka thënë se letra e krerëve të shtetit dërguar KiE-së nuk mund të cilësohet formalitet, pasi që përfshin një gamë të gjerë zotimesh e obligimesh konkrete

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me letrën e krerëve të shtetit dërguar raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis.

Haradinaj ka thënë se kjo letër e dërguar nga kryeministri, Albin Kurti, presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca nuk është vetëm formalitet, pasi që përfshin një gamë të gjerë zotimesh e obligimesh konkrete.

“E kuptueshme që letra e tre krerëve shtetëror dërguar raportueses së KiE, Dora Bakojanis, mund të jetë standard para aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por kurrsesi nuk mund të cilësohet formalitet, siç e quan pushteti, sepse gama e zotimeve në atë letër është shumë e gjerë dhe përfshinë obligime konkrete”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka shtruar pyetjen “pse kanë pasur nevojë që deri me tash ta zhagisin zbatimin e kësaj marrëveshjeje e të thonë herë e zbatojmë herë nuk e zbatojmë”.

Haradinaj ka potencuar se në letër thuhet se liderët institucionalë zotohen se “do të respektohet pavarësia e gjyqësorit dhe do të hiqet dorë nga kritikat e tepruara ndaj gjyqësorit”. Kjo, sipas tij i bie që ata do të heqin dorë nga diçka që e kanë aplikuar deri me tash.

“Aty thuhet të përmbahemi nga përdorimi i policisë speciale në veri të Kosovës për detyra të zakonshme policore e të sigurohemi se ato dislokohen vetëm në rast nevoje”, që i bjen se deri me tash nuk e kanë zbatuar këtë standard që aq shpesh është kërkuar nga aleatët tanë. Zotohen për shpronësimet në veri; Për mbrojtjen e pronave të Kishës Ortodokse Serbe; Për integrimin e pakicave; për gjuhët e tyre, shkollimin tekstet … e kështu me radhë”, ka vijuar ai.
Kreu i AAK-së tutje ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është ngjarje e madhe dhe hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE dhe siç thotë ai letra e zotimeve drejtuar Bakojanis përfshihet në këtë kuadër, por është e habitshme se si liderët institucionalë të Kosovës, deri me tash kanë shpërfillur kërkesat e njëjta nga nivele shumë të larta të ShBA dhe BE, teksa ka theksuar se “për këtë sot jemi edhe nën sanksione, edhe në marrëdhënie shumë të acaruara me ShBA e BE, edhe të detyruar t’i përsërisim zgjedhjet në veri, edhe të merremi me dinarin, edhe në pozitën më të keqe të mundshme në procesin e dialogut me Serbinë”.
https://www.dukagjini.com/osmani-konjufca-dhe-kurti-leter-dora-bakojanis-zotohen-se-besnikerisht-do-ta-themelojne-asociacionin/

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika