Lëvizja e lirë për në zonën Schengen po afrohet, çka duhet të dini për udhëtimin pa viza

Nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen

Qytetarët e Kosovës, nga 1 janari i vitit 2024, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen.

Ky regjim, megjithatë, bart disa rregulla që duhet të ndiqen – në të kundërtën pason gjoba ose ndalesa e hyrjes.

Liberalizimi i vizave mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera.

Këto janë dokumentet që ju nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen

Faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës po ashtu ka njoftuar qytetarët për dokumentet që  nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen, pas 1 janarit 2024.

Sipas njoftimit, nevojitet pasaportë biometrike (e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen).

Po ashtu, informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit, dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit/apartamentit apo kontaktet e të afërmve ku do të qëndroni.

Për të udhëtuar në zonën Shengen pa viza ju nevojiten edhe detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese.

Ndërkaq, nëse udhëtohet me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës, përfshirë kartonin e gjelbër si dhe dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shengen?

Sipas faqes qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës për të hyrë në zonën Shengen është e rëndësishme që qytetarët të kenë pasaportë me afat të mjaftueshëm.

Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen.

“Për shembull, nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në muajin e fundit është rritur numri i qytetarëve të cilët kanë shprehur interesim për t’u pajisur me pasaporta. Kjo për shkak se nga 1 janari i vitit të ardhëm, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen. Kërkesat për pasaporta janë rritur edhe nga qytetarët e pjesës veriore të vendit.

Numri i përgjithshëm i pasaportave të lëshuara në katër komunat veriore është 5 mijë 800.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika