Lëvizja Vetëvendosje bindshëm e para edhe tek votuesit me postë

Me këtë trend të numërimi të votave, rezultatet finale Komisioni Zgjedhor mund t’i shpallë edhe para datës 19 janar, e paraparë fillimisht si ditë e mundshme për përfundimin e procesit të numërimit. Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë të hënën, që në mbi 90% të votave të numëruara nga to, Vetëvendosje po prinë me rreth 72% të votave

Numërimi i votave të ardhura me postë pritet të përfundoj gjatë ditës së hënë, për t’i hapur rrugë numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po shkon drejt fundit procesimi i votave me postë, formë e votimit për të cilën kishin aplikuar për votim gati 58 mijë persona.

Fletëvotimet e numëruara deri më tani janë nga më shumë se 28 mijë pakot me fletëvotime që ishin tërhequr, para vitit të ri, nga dy kutitë postare të KQZ-së, njëra në Berlin dhe tjetra në Bernë. Ndërkaq, më 2 janar, nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, Neë York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, të cilat gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë.”- Valmir Elezi, Zëdhënës i KQZ-së

Në proces të numërimit pritet të numërohen mbi 9900 vota me kusht dhe votat e personave me nevoje të veçanta, mundësi e votimit për të cilin ishin regjistruar 2860 persona.

Gjithashtu, edhe numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta ishte planifikuar të fillonte më 16 janar, por sipas planifikimeve kjo mund të fillojë gjatë ditës së sotme. Nga kjo mund të përfundojmë se edhe rezultatet përfundimtare të planifikuara për t’u shpallur më së largu deri më 19 janar, mund të shpallen shumë më herët”- Valmir Elezi, Zëdhënës i KQZ-së

Sikurse në votimin e rregullt në Kosovë, edhe tek votimi në diasporë po prinë bindshëm Lëvizja Vetëvendosje, në votimin në përfaqësi diplomatike kanë marr gati 14 mijë vota mbi 86%, po ashtu tek votimit me postë, në mbi 90% të votave të numëruar, Vetëvendosje prinë me rreth 72%, mbi 17 mijë vota.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika