Liberalizimi i vizave drejt finalizimit, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Në rrugën drejt finalizimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës kanë mbetur edhe disa hapa. Më 23 mars do të votohet në Komisionin për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme ndërsa më 18 prill në Parlamentin Evropian

Flamujt e Bashkimit Evropian valëviten jashtë selisë së Komisionit të BE-së, në Bruksel

Drejtori i Institutit të Kosovës për Politika Evropiane, Demush Shasha ka njoftuar se çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës më 23 mars do të votohet në Komisionin për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme.

Ndërkaq seanca plenare është paraparë të mbahet më 18 prill.

Përmes një postimi në Facebook, Shasha ka publikuar agjendën e votimit që do të bëhet në Parlamentin Evropian.

No photo description available.

Ndryshe më 9 mars, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pra në rrugën drejt finalizimit të këtij procesi, kanë mbetur edhe tri hapa proceduralë, pasi nuk ka mosmarrëveshje politike mes shteteve anëtare lidhur me procesin.

Pas votimit të së enjtes, hapi i radhës është që përfaqësuesit e tre institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit të nënshkruajnë aktin ligjor.

Kur të përfundojë ky hap, atëherë mbetet procedura e publikimit në fletoren zyrtare, së bashku me datën e hyrjes në fuqi të ligjit, dhe hapi i tretë apo i fundit është hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave.

Kjo do të ndodhë jo më vonë se 1 janari 2024, deri kur kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen varet nga sistemi ETIAS, për të cilin po bëhen përpjekje për funksionalizimin.

Deri vonë ishte besuar se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të jetë më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024.

Hyrja në fuqi e këtij sistemi vitin që vjen është vendosur si datë e re në faqen zyrtare të sistemit ETIAS.

Kur të hyjë në fuqi ky sistem, ata që duan t’i vizitojnë vendet e BE-së pa viza, duhet paraprakisht të regjistrohen përmes tij, dhe më pas marrin një autorizim, i cili është i vlefshëm për tre vjet.

Për këtë, qytetarët do të duhet të paguajnë 7 euro, por ata të moshës nën 18 dhe mbi 70 vjeç mund ta bëjnë falas.

Pra, diplomatët në BE bëjnë të ditur se, aktualisht, gjithçka në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën po shkon sipas planit, dhe se afati i hyrjes në fuqi mbetet 1 janari i vitit të ardhshëm.

Burime në BE kanë pohuar se tashmë nuk shohin ndonjë pengesë në këtë proces, i cili pritet të finalizohet formalisht deri në fund të presidencës suedeze të BE-së, i cili përfundon më 31 qershor, dhe se vendimi do të jetë gati për të hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika