Liberalizimi i vizave për Kosovën para janarit 2024, Osmani falendëron Çekinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar kryeministrin e Çekisë, Peter Fiala, për “lidershipin e pashoq të Çekisë në ndihmesën që Kosova të lëviz përpara në rrugën evropiane”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Përgjatë gjashtë muajve në krye të Presidencës së Bashkimit Evropian, Çekia ka arritur që të avancojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Për gjithë punën e bërë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar kryeministrin çek, Peter Fiala, për “lidershipin e pashoq të Çekisë në ndihmesën që Kosova të lëviz përpara në rrugën evropiane”.

“Duke qenë se Republika e Çekisë përmbyll Presidencën e Këshillit Evropian, unë dua ta falënderoj kryeministrin Peter Fiala për lidershipin e pashoq të Çekisë në ndihmesën që Kosova të lëviz përpara në rrugën evropiane. Pres ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Në fund të këtij muaji, Republika Çeke përfundon presidencën e saj të radhës në BE.

Krahas luftës në Ukrainë, Ballkani Perëndimor ishte gjithashtu në krye të axhendës së këtij vendi.

Ambasadorët e Bashkimit Evropian, kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kështu kishte bërë të ditur Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord për dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnje-Hercegovinën, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika