Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për lexuesit e vegjël

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri. Gjatë muajve të nxehtë, kur koha ngadalësohet dhe ditët janë më të gjata, leximi është një ndër shoqëruesit më të mirë për fëmijët. Në këtë frymë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka vendosur të ndajë disa tituj për leximet e verës.

Të përzgjedhur me kujdes nga redaksia, duke menduar për secilën moshë dhe duke u bazuar në përmbajtjen e tyre, këta libra janë një mundësi e shkëlqyer për fëmijët që të fitojnë njohuri, të zhvillojnë mendimin kritik dhe imagjinatën, si dhe të argëtohen. Personazhet e ngjarjet do të nxisin empatinë, guximin, kuriozitetin dhe aftësinë për të ëndërruar.

“Dukagjini” ju fton që pjesë të ditëve verore të të vegjëlve t’i bëni librat përzgjedhur, të cilët përmbajnë histori që lënë gjurmë.

Lektyrat për klasën e parë: “Tregimi i lepurit Piter” (Beatrix Potter), “Përralla popullore mbi kafshët” (Bedri Dedja), “Bletëzat” (Drenusha Zajmi-Hoxha), “Rrëfenja” (Vëllezërit Grim) dhe “Maçoku me çizme dhe përralla të tjera” (Charles Perrault).

Lektyrat për klasën e dytë: “Shkolla e pyllit” (Bedi Dedja), “Vjersha” (Agim Deva), “Përralla e postierit” (Karel Čapek), “Lepurushi prej pushi” (Margery Williams)  dhe “Përralla të zgjedhura” (Hans Christian Andersen).

Lektyrat për klasën e tretë: “Si u bënë kafshët siç janë sot?” (Rudyard Kipling), “Shigjeta e kaltër” (Gianni Rodari), “Kallëzimet e gjyshe Pastërtores” (Bedri Dedja), “Posta e porositur” (Mark Krasniqi) dhe “Aventurat e Pinokut” (Carlo Collodi).

Lektyrat për klasën e katërt: “Bleta Maja dhe aventurat e saj” (Waldemar Bonsels), “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave” (Lewis Carroll), ”Udhëtimi i Pikëpyetjes” (Ymer Elshani), “Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun” (Naum Prifti), “Libri i Xhunglës” (Rudyard Kipling), “Libri i dytë i Xhunglës” (Rudyard Kipling).

Lektyrat për klasën e pestë: “Medaljoni” (Rrahman Dedaj), “Përrallëza” (Ezopi), “Agimet e kaltra”, “Sarajet e bardha” (Vehbi Kikaj) dhe “Dy vjet pushime” (Zhyl Vern).

Librat shoqërohen me aparaturë didaktike, fjalorth shpjegues dhe ilustrime origjinale që e bëjnë të lehtë e atraktiv të lexuarit. Ata mund t’i porosisni online ose mund t’i gjeni në pikat e shitjes të librarisë “Dukagjini”.

Lexoni me fëmijët tuaj. Bëjuni pyetje. Ndani me njëri-tjetrin përshtypjet tuaja… sepse vera kalon shpejt, por librat e mirë mbesin përherë.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika