Liderët opozitarë përkujtojnë gjeonicidin e Srebrenicës

Pas përkujtimit të gjenocidit serb në Srebrenicë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryesuesit e partive opozitare kanë përkujtuar, gjithashtu, gjenocidin duke bashkëndjerë me popullin e Bosnjës

Srebrenicë

Liderët e partive opozitare kanë përkujtuar gjenocidin dhe masakrat e Srebrenicës që ndodhën 27 vjet më parë nga forcat serbe.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka përkujtuar 8 mijë e treqind e shtatëdhjetë e dy djemtë dhe burrat e ekzekutuar nga forcat nacionaliste serbe.

Pas Abdixhikut, një tjetër përkujtim ka ardhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, përkatësisht nga kryetari i saj, Memli Krasniqi.

“I njëjti mentalitet sistematik, i orkestruar e gjakatar serb, i ngritur mbi vdekjet e përndjekjet, me karakter të pastër gjenocidal e duke mos kursyer askënd, u realizua edhe në Kosovë më 1998-99. Fatkeqësisht, qindra kriminelë serbë që sollën shumë vdekje e shumë dhimbje në Ballkan, vazhdojnë të enden të lirë, pa marrë asnjëherë dënimin e merituar”, ka shkruar kryetari Krasniqi, në Facebook.

Ndër të tjera, ai ka përkujtuar viktimën më të re të gjenocidit që ishte vajza e familjes Muhiç, e lindur më 13 korrik 1995 dhe viktimën më të vjetër, Saha Izmirliç, e lindur më 1901.

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka cilësuar gjenocidin në Srebenicë si njollë të pashlyer të ndërgjegjes së njerëzimit për aq kohë sa drejtësia nuk zë vendin e saj.

“Bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre!”, ka shkruar Haradinaj.

Më shumë se 8,000 burra dhe djem nga grupi etnik boshnjak u vranë në 10 ditë masakër nga forcat serbe të Bosnjës, në korrik të vitit 1995.

Kurti: 27 vjet dhimbje e mall nga gjenocidi i Srebrenicës

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika