Pas takimit të parë në kryeqendrën shqiptare të dytin po e mbajnë në atë kosovare.
Lidhja e Biznesve të mërkurën organizoi forumin “Zgjerimi i biznesit tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Mundësi, Strategji dhe Strukturë”, në Prishtinë.
Më shumë detaje për këtë dha avokati që erdhi nga SHBA, Altin Nonaj.
“Jemi duke u mundu me i sjellë publikut shqiptarë, biznismeneve shqiptar informacione që mendojm që mund të bëhen të sukseseshëm nëse synojn tregun e Amerikës, sepse kemi vrejt që ka gabime që mund të bëhen gjatë rrugës dhe ideja si është tu japim atyre informacione”, ka deklaruar
Nonaj tha se nga kjo tryezë diskutimi biznismenët do e kenë më të qartë tregun amerikan.
“Ekonomia kosovare është ekonomi vibrante mjafton ta shohesh Prishtinën dhe e sheh zhvillimin dhe kjo si shqiptarë më bën krenar por e shoh një lidhje mes Amerikës dhe Kosovës”, ka deklaruar Altin Nonaj, avokat.
i Lidhjës së Bizneseve tha se politikat e reja të presidentit Trump u mundësojnë të shkembëjnë bashkëpunimin.
“Kemi organizuar këtë forum që do të diskutojmë dhe debatojmë për të gjitha dhe t’i shkembëjnë bashkëpunimet, prodhimet dhe të ofrojmë mundësi për tregun”, ka theksuar Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjës së Bizneseve.
Nonaj e vazhdoi prezantimin para të pranishmëve duke shpjeguar disa nga rregullat amerikane për bizneset, si çështjen e taksave.
Tryza u organizua nga Lidhja e Biznesve dhe u paralajmëruan edhe takime tjera mes biznismenëve që synojnë tregun e SHBA-së.