Ligjërata kundër dhunës ndaj grave në ditën kur u vra një mësuese

Në ditën kur një mësimdhënëse u vra nga burri i saj, mësimdhënësit e tjerë të vendit në orën e parë të mësimit kanë folur për dhunën ndaj grave. Kjo u bë në kuadër të kampanjës "16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore"

Foto ilustrim

Mësimdhënësit në shkollat e vendit të premten në orën e tyre të parë me vendim të Ministrisë së Arsimit patën detyrë të ligjërojnë kundër dhunës ndaj grave.

Këtë nuk e përjetuan nxënësit e shkollës “Dardania” në Prishtinë sepse në këtë ditë burri ia vrau mësuesen.

Por, këtë mundësi e patën nxënësit e Gjimnazit “Ahmet Gashi”.

Aty u njoftuan për këtë dukuri e për format e të raportuarit.

Një nxënëse tregon për njohuritë e fituara.

“Dhuna është fenomen mjaft shqetësuese dhe në si të rinj duhet të mësohemi që këto raste gjithmonë t’i raportojmë në polici”, ka theksuar Bacaku.

Njëjtë është bërë edhe në hapësirat e shkollave të tjera të vendit.

Çfarë është ligjëruar dhe si e kanë pritur nxënësit e shkollave fillore tregon mësimdhënësja, Fitore Bytyqi.

“Nxënësit ishin mjaftë debatues, disa diskutuan në grupe, në formë të eseve e në formë të vizatimeve”, ka thënë ajo.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të fushatës vetëdijesuese “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika