Limaj fton shqiptarët të marrin pjesë në “Marshin për Liri”

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka ftuar të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, nën moton “Kosova po pret”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë për krime të pretenduara lufte.

“12 Shtator, të gjithë shqiptarët në sheshin Skënderbeu, në një marshim për liri dhe drejtësi. Për çlirimtarët dhe për Kosovën, Hashimin, Kadrin, Bacin Jakup e Rexhën, Kosova ju pret! 12 Shtator, të gjithë bashkë në shesh”, shkroi Limaj në Facebook.

Mbështetje për marshin ka shprehur edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hazma.

Përmes një video-adresimi në Facebook, Hamza u ka bërë thirrje të gjitha strukturave të PDK-së që të mobilizohen dhe të gjithë qytetarëve pa dallim partie që të marrin pjesë në marshin që organizohet katër ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së.

“Si Kryetari u PDK-së e mbështes plotësisht marshin e organizuar nga platforma ‘Liria ka Emër’, më 12 shtator, në Prishtinë. I ftoj të gjitha strukturat e PDK-së, në çdo komunë, degë dhe nëndegë, që të mobilizohen dhe t’i bashkohen këtij organizmi qytetar”, tha Hamza.

“Kjo është një kohë kur duhet të jemi të bashkuar rreth historisë sonë dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë. Askush nuk duhet të mbetet anash kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të vërtetës sonë. Prandaj, i ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim partie, bindje apo përkatësie politike, që më 12 shtator të jemi bashkë në Prishtinë”, shtoi.

Platforma “Liria ka Emër” njoftoi të premten se më 12 shtator do të organizojnë marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Organizimi i marshit do të mbahet katër ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Trupi Gjykues në Gjykatën Speciale, më 16 shtator do të vendos për katërshen e UÇK-së.

Përveç marshit, “Liria ka Emër” njoftoi se nga e shtuna (22 gusht) e deri më 16 shtator, do të organizojnë aktivitete të ndryshme në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi që nga 5 nëntori i 2020-së gjenden në paraburgim në Hagë, si të akuzuar nga Specialja për krime të pretenduara lufte. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika