Limaj: Me PDK-në do të bashkohemi në Parlament (VIDEO)

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, vlerëson se po të bënin një listë të përbashkët me Partinë Demokratike të Kosovës do të garonin për vendin e parë.

Limaj, në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se kjo gjë nuk ndodhi anise elektorati siç thotë ai e kërkoi me ngulm.

“Hipotetikisht nëse NISMA nuk e kalon pragun, atëherë votat e NISMA-s shkojnë tek e para me shumicë dhe në mungesë të këtyre votave mandatet tona të 2021 i kanë shkuar zotëri Kurtit. Prandaj, është thirrja ime se nëse qytetarët dëshirojnë të ndryshojnë këtë qeverisje të votojnë 122 – unë i kam ofruar votat e NISMA-s – PDK-së që t’i bëjmë bashkë. Kam thënë eja që ta maksimalizojmë voton dhe arsyet pse s’ka ndodhë lista e përbashkët por ne jemi sërish në zgjedhje teksa sot po ftoj qytetarët që dëshirojnë të ndryshojnë qeverisjen atëherë të votojnë NISMA-në”, u shpreh Limaj.

Megjithatë, Limaj thotë se me PDK-në do të bashkohen në Parlament.

“Jemi dy lista dhe do të bashkohemi në Parlament, bashkimi po fillon nga baza dhe këtë nuk mund ta ndal askush. Elektorati na ka kërkuar në vazhdimësi që të bëhemi bashkë dhe të ndryshojmë qeverisjen dhe ne iu përgjigjëm kësaj kërkese pa kushte dhe në një listë ku besoj se do të futeshim fuqishëm në garë për vendin e parë pasi lista jonë e përbashkët do të krijonte një momentum tjetër dhe lista jonë do të përbënte së paku 37 deputetë”, u shpreh Limaj.

Të fundit nga rubrika