Fatmir Limaj, kryetar i Nisma Socialdemokrate, ka thënë në Debat Plus se janë duke punuar që ta bëjnë kryeministër Bedri Hamzën.
Ai ka thënë se më shumë po punojnë ata (Nisma) për ta bërë atë kryeministër, sesa, siç ka thënë ai, “ata që i ka rrethit”.
Tutje, Limaj ka theksuar se në këto zgjedhje nuk ka betejë për vendin e parë.
“Të jemi të vetëdijshëm, pak a shumë, që të jemi realë: këtu s’ka betejë për të parin, por këtu është beteja për të dytin dhe të tretin, dhe sa po bie i pari, ky është realiteti”, ka thënë ai.
“Unë jam realist, kjo është gjendja”, ka thënë Limaj.
