Lind fëmija i parë pas 30 vjetësh në një fshat të vogël në Itali

Në fshatin e vogël italian Pagliara dei Marsi, në rajonin Abruzzo, u festua lindja e fëmijës së parë pas gati 30 vjetësh. Lara Bussi Trabucco është fëmija i parë që ka lindur në këtë fshat, ku numri i banorëve është rreth 20, dhe lindja e saj tërhoqi vëmendjen e të gjithë komunitetit lokal.

Ngjarja vjen si një shenjë shprese, por gjithashtu pasqyron krizën demografike që po përballet Italia. Në 2024, vendi regjistroi një nivel rekord të ulët lindjesh – vetëm 369,944, me një mesatare prej 1.18 fëmijësh për grua.

Shkaku i rënies së lindjeve lidhet me pasigurinë ekonomike, emigrimin e të rinjve, mungesën e mbështetjes për nënat punëtore dhe tendencën në rritje të njerëzve që zgjedhin të mos kenë fëmijë, shkruan The Guardian, transmeton Dukagjini.

Prindërit e Larës, Cinzia Trabucco dhe Paolo Bussi, përfituan nga bonusi i qeverisë italiane prej 1,000 eurosh dhe pagesa mujore për fëmijë prej rreth 370 eurosh.

Megjithatë, sfida kryesore mbetet kujdesi për fëmijët dhe mungesa e shkollave, pasi shumë institucione arsimore janë mbyllur për shkak të rënies së lindjeve.

Ngjarja në Pagliara dei Marsi është simbolike për të gjithë Italinë, duke pasqyruar problemet e popullsisë që plaket dhe nevojën urgjente për reforma sociale dhe ekonomike për të mbështetur familjet e reja.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika