Lirohen nga paraburgimi infermieret që rrahën të moshuarën në Pejë

Gjykata Supreme ka liruar nga paraburgimi tri infermieret, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi e Remzie Kuqi, të cilat keqtrajtuan fizikisht një grua në Pejë në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”. Supremja e ka arsyetuar aktgjykimin, me faktin se sipas tyre nuk ka ndonjë arsye për të besuar se të pandehurat do t’i asgjësojnë, fshehin apo ndryshojnë provat e veprës penale. Të tri infermieret kanë vendosur që të mbrohen në heshtje, duke mos u deklaruar gjatë ditës para Prokurorisë

Pamje nga rasti i sulmit ndaj të moshuarës në Pejë

Mbrojtje në liri.

Kjo është masa që ua ka caktuar Gjykata Supreme tri infermiereve të cilat dyshohet se u përfshinë në sulmin dhe keqtrajtimin e një gruaje në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Në aktgjykimin e Supremes vlerësohet se dy shkallët më të ulëta të drejtësisë, nuk vendosën drejt kur i dërguan në paraburgim infermieret Aurona Pelaj, Altina Rexhepi e Remzie Kuqi.

“Kjo gjykatë vlerësoj se aktvendimet e kundërshtuara duhen ndryshuar dhe e pandehura duhet liruar nga masa e paraburgimit, për arsye se këto aktvendime janë të  paqëndrueshme, për çka me të drejtë tërheq vërejtjen mbrojtësi në kërkesën e tij”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Supreme.

Gjykata Supreme

Tutje, në aktgjykimin e saj, Supremja rendit disa arsye të marrjes së këtij vendimi.

“Siç rezulton nga shkresat e lëndës nuk ka arsye për të besuar se të pandehurat do të asgjësojnë, fshehin apo ndryshojnë provat e veprës penale, nuk qëndron fakti se të pandehura do të mund të ndikojnë tek e dëmtuara apo dëshmitarët, sepse provat gjegjësisht deklaratat e tyre ekzistojnë në shkresat e lëndës”, thuhet tutje në aktgjykimin e Gjykatës Supreme.

Lirimi nga paraburgimi i të dyshuarave u bë pas kërkesës së avokatit Blerim Ademaj.

“Gjykata e shkallës së parë fare nuk i ka arsyetuar fare nuk i ka arsyetuar pretendimet të cilat i ka mbështetur në arsyet e caktimit të paraburgimit, pasi siç dihet paraburgimi është masa për sigurimin e të pandehurit në procedurën penale është si masë më e rëndë e cila u caktohet vet të dyshuarve”, ka thënë avokati Blerim Ademaj.

Avokati, Blerim Ademaj

Infermieret Pelaj, Rexhepi e Kuqi, gjatë ditës janë marrë përsëri në pyetje nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Megjithatë, ato kanë vendosur që të mos e thonë asnjë fjalë para prokurorisë, duke vendosur që të mbrohen në heshtje.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika