Dardanët triumfojnë ndaj Suedisë

22:41 – Dardanët triumfojnë ndaj Suedisë –

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Suedia.

“Dardanët” i fituan pikët e plota për ta marrë kështu vendin e dytë, falë golit të Fisnik Asllanit.

Tashmë Kosova arrin shtatë pikë, katër më shumë se Sllovenia.

Zvicra udhëheq me dhjetë pikë, ndërsa Sllovenia mbetet e treta me tri pikë.

Suedia mbetet me vetëm një pikë në vendin e fundit.

21:35 – Kosova drejt fitores së madhe: Në epërsi 1:0 ndaj Suedisë pas pjesës së parë

Kosova po udhëheq 1:0 ndaj Suedisë pas përfundimit të pjesës së parë .

Golin e epërsisë e shënoi Fisnik Asllani në minutën e 32-të, pas një asistimi të saktë nga Veldin Hoxha.

Në minutën e 43-të, Kosova ishte shumë pranë golit të dytë: pas një aksioni të shpejtë, Vedat Muriqi gjuajti drejt portës, portieri suedez priti, ndërsa nga topi i kthyer Leon Avdullahu goditi shtyllën.

Një pjesë e parë e shkëlqyer për “Dardanët”, që po kërkojnë fitoren e madhe ndaj Suedisë.


21:19 -Goool nga Fisnik Asllani

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Suedisë.

Golin fantastik e ka shënuar Fisnik Asllani në minutën e 32-të.


Kombëtarja e Kosovës ka nisur ndeshjen e dytë të muajit tetor kundër Suedisë.

Ndeshja filloi nga ora 20:45 në stadiumin Nya Ullevi në Goteborg, ku dardanët po kërkojnë një rezultat pozitiv.

Në sfidën e parë të zhvilluar në Prishtinë, Kosova arriti fitore të madhe ndaj Suedisë 2-0.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika