Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mohuar se ka pasur rikthim, duke theksuar se ka qenë gjithmonë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Kam thënë me dhjetëra herë, në shumë debate, që nuk ka bir nane që me hjek prej PDK-së. Unë nuk jam rikthyer. Bedri Hamza e tha saktë, kam qenë, jam dhe vazhdoj të jem në PDK. Drenasi është komuna e shtatë e PDK-së”, deklaroi Lladrovci në Debat Plus.
Ai ka deklaruar se ka pasur vetëm një kusht, që të njihej qeverisja lokale në Drenas si “komunë e shtatë” e PDK-së, duke shtuar se ky kusht ishte paraqitur pasi ishte detyruar të funksiononte përkohësisht me iniciativë.
“Ka pasur një kusht të vetëm, njohja e qeverisjes lokale si komuna e shtatë me iniciativë. Kjo më ka mërzitur më shumë, sepse kam qenë, jam dhe vazhdoj të jem PDK”, ka theksuar ai.
Lladrovci ka deklaruar se për kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, “nuk ka pasur asnjë kusht” nga ana e tij.
“Ka pasur kushte, dhe kushti ka qenë me njoftë si komunë të shtatë qeverisjen lokale me iniciativë sepse jam detyruar me qenë me iniciativë, ky ka qenë kushti i vetëm. Kjo më ka mërzit ma shumë sepse kam qenë, jam dhe vazhdoj të jem në PDK… Asnjë kusht nuk e ka Bedri Hamza prej meje për atë që ne ditë qe kemi shtrenguar duart ditën e hënë ku ishte prezent miku im Ali Ahmeti”, ka theksuar ai.