Lufta mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit ka hyrë në ditën e 34-t, me zhvillime të reja në disa fronte.
Irani ka paralajmëruar për sulme “shkatërruese, më të gjera dhe dërrmuese”, vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se SHBA do ta godasë Iranin “shumë rëndë” në javët në vijim.
Ndërkohë, burime për BBC Persian raportojnë se qyteti Karaj, në perëndim të Teheranit, është goditur rëndë, ndërsa mediat iraniane thonë se është shënjestruar një urë kyçe në qytet.
Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, Irani ka deklaruar se po lejon kalimin e anijeve që “nuk lidhen me SHBA-në apo Izraelin”, ndërsa mbetet në qendër të vëmendjes rëndësia e kësaj rruge strategjike për tregtinë globale të naftës.
Në plan diplomatik, ministrja e Jashtme britanike Yvette Cooper ka theksuar “nevojën urgjente” për rihapjen e ngushticës, gjatë një takimi virtual me mbi 40 homologë nga vende të ndryshme.
Ndërkohë, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë raportuar hyrje raketash dhe dronësh në hapësirën e tyre ajrore gjatë ditës së sotme.
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane ka deklaruar se sulmet SHBA–Izrael ndaj Iranit kanë qenë “të parëndësishme”, duke pretenduar se kundërshtarët nuk kanë informacion të plotë për kapacitetet ushtarake të Teheranit.