Lufta në Izrael – Bëhet masakër në Kfar Aza, gjenden kufoma të foshnjave

Foto: Oren Rosenfeld

Në fshatin Kfar Aza në Izrael është kryer një masakër nga Hamasi.

Kështu raporton BBC, duke thënë se ushtarët izraelitë i kanë treguar redaktorit ndërkombëtar të BBC-së, Jeremy Bowen, se Hamasi hyri brenda në fshat, duke djegur shtëpi dhe duke vrarë familje.

Një gjeneral i ushtrisë izraelite ka dhënë detaje të asaj që ai e quan një “masakër” në kibbutz Kfar Aza në Izrael, vetëm pak larg nga kufiri me Rripin e Gazës.

“Ju shihni foshnjat, nënat, baballarët në dhomat e tyre të gjumit, në dhomat e tyre të mbrojtjes dhe se si terroristi i vret ata”, ka thënë gjeneralmajor Itai Veruv, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

“Nuk është një luftë, nuk është një fushëbeteje. Është një masakër”, ka thënë Veruv.

Reuters raporton se trupat e militantëve të Hamasit janë gjetur së bashku me ato të banorëve izraelitë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika