Lufti Haziri: Qeveria nuk ka nevojë të nxisë frikë për luftë

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka shkruar se qeveria Kurti nuk ka nevojë të nxisë për luftë dhe se në këtë drejtim përparësia e delegacionit të Kosovës në tavolinën e dialogut është e madhe dhe nuk ka nevojë të mbrohen as të shtojnë frikë tek njerëzit

Ish-kryetari i Gjilanit, L;utfi Haziri

Të shtunën e 13 gushtit, ish-kryetari i Gjilanit njëheresh deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Luftfi Haziri ka thënë për qeverinë aktuale se nuk ka nevojë të nxisin frikë për luftë. Haziri tha se politikanëve iu vjen momenti që duhet të sjellin vendime të vështira dhe ajo kohë po vjen për Kosovën.

Ish-kryetari i Gjilanit ka shtuar se në këtë drejtim përparësia e delegacionit të Kosovës në tavolinën e dialogut është e madhe dhe nuk ka nevojë të mbrohen, por nuk kemi nevojë as të shtojnë frikë tek njerëzit, brenda dhe jashtë Kosovës se ‘Serbia do të mund nesër të zbarkojë në territor të Kosovës me forca ushtarake apo policore’.

“Kosova e ka një garancion, NATO-n, duke përfshirë edhe kapacitetet tona që janë duke u ndërtuar dhe këto e bëjnë të qartë që nuk po kërcënon lufta, por po kërkohet dialogu, po kërkohet zgjidhja”, ka shkruar Lutfi Haziri në Facebook.

Haziri tregoi se duhet të demonstrohet që Kosova është Republikë parlamentare, e cila garanton siguri dhe paqe për fqinjët, siguron demokraci dhe zhvillim për popullin e saj pavarësisht etnisë dhe argumentin më të fortë që e kemi pasur është që ne nuk jemi dhe nuk do të jemi kërcënim për askënd.

“Deri tani, kjo qeveri deklarativisht ka një mal me fjalë, por në veprim kemi hezitime dhe kemi politikën e një hapi para e dy mbrapa. Pra, nuk ka progres drejt arritjes së atyre synimeve e premtimeve që i kanë dhënë”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika