Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, në një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, ka shprehur keqardhje të thellë që një mundësi për zgjidhje diplomatike është “shpërdorur”.
Ai theksoi se nuk mund të konfirmojë raportimet izraelite lidhur me vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke shtuar se informacionet në terren mbeten të paqarta.
“Veprimi ushtarak mbart rrezikun e ndezjes së një zinxhiri ngjarjesh që askush nuk mund t’i kontrollojë në rajonin më të paqëndrueshëm të botës”, deklaroi Guterres, duke e cilësuar situatën si “shumë fluide”.
Ai shtoi se ka “shumë raporte të pakonfirmuara” lidhur me zhvillimet e fundit.
Sipas tij, sulmet e fundit thuhet se kanë shkaktuar viktima të konsiderueshme civile. Mediat iraniane raportojnë se një sulm ajror ka vrarë të paktën 85 persona dhe ka plagosur shumë të tjerë në një shkollë për vajza në Minab, në provincën Hormozgan, ndërsa një tjetër shkollë në Teheran dyshohet se është goditur, duke shkaktuar dy viktima.
Guterres bëri të ditur gjithashtu se, sipas burimeve izraelite, 89 persona janë plagosur nga sulmet e mëvonshme të Iranit ndaj Izraelit, raporton Reuters përcjell Dukagjini.