Luftimet vazhdojnë në Gaza edhe pas votimit për armëpushim në OKB

Luftimet janë duke vazhduar në Gaza ndërsa bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit po zhvillohen nën presionin e rezolutës së miratuar të OKB-së

Automjetet e OKB-së lëvizin mes ndërtesave të shkatërruara në sulmet e mëparshme izraelite në qytetin e Gazës, më 25 mars 2024, në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas. (AFP)

Edhe pse rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm të luftës në Gazë u miratua me një shumicë votash, situata në terren vazhdon të jetë e tensionuar.

Luftimet kanë përfshirë bombardimet izraelite në qytetin jugor të Rafahut dhe beteja të ashpra në afërsi të spitaleve në Khan Younis dhe në qytetin e Gazës.

Numri i të vdekurve rritet në Gaza

Numri i të vdekurve në Gaza është rritur në 32 mijë e 414, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Tetëdhjetë e një persona janë vrarë në 24 orët e fundit, ndërsa 93 të tjerë janë plagosur, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Luftimet po vazhdojnë në Gaza ndërsa Izraeli vazhdon fushatën e tij ushtarake në territor, pavarësisht miratimit të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Sirenat paralajmëruese të raketave janë dëgjuar edhe në qytetet izraelite pranë Gazës, ndërsa qeveria izraelite ka reaguar ashpër pasi aleati i tyre më i ngushtë, SHBA, abstenoi në votimin e rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, raporton BBC.

Megjithatë, pas votimit, Hamasi ka thënë se po i përmbahej kërkesave të tij për një armëpushim të plotë, duke përfshirë tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur.

Megjithatë, zyra e kryeministrit izraelit e përshkroi këtë si “joreale”.

“Rezoluta e OKB-së e ka trimëruar Hamasin”

Bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje të armëpushimit po vazhdojnë mes Izraelit dhe Hamasit përmes ndërmjetësuesve në Katar.

Kryeministri izraelit dhe zyra e jashtme kanë dënuar kërkesat e Hamasit për një armëpushim të përhershëm si “iluzive”.

Në këtë kontekst, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka theksuar se rezoluta e OKB-së për armëpushim ka trimëruar Hamasin duke i sinjalizuar se presioni ndërkombëtar do të bëjë që lufta të përfundojë pa një lëshim të qartë nga ana e tyre.

Raportet sugjerojnë se në kohën e votimit po punohej për një marrëveshje që do të linte në liri disa pengje izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Megjithatë, situata mbetet e ndërlikuar dhe tensionet vazhdojnë të rriten.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika